Telefonata Erdogan-Trump, zbardhen detajet.

Saturday, 29 February 2020 08:55

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimi nga zyra e komunikimit të presidencës thuhet se në bisedë krahas çështjeve dypalëshe u diskutuan edhe çështjet rajonale kryesisht zhvillimet e fundit në Idlib

Presidenti Erdoğan duke rikujtuar se është dhënë kundërpërgjigja e duhur ndaj autorëve të sulmit të ulët që kishte objektiv ushtarët heronj të Turqisë, ai ka riafirmuar edhe njëherë vendosmërinë e Turqisë për pastrimin nga elementët e regjimit të territorit të përcaktuar në Idlib sipas marrëveshjes së Soçit.

Dy liderët, gjithashtu janë dakorduar për të hedhur pa humbur kohë hapat shtesë për të parandaluar dramën e madhe njerëzore të përjetuar në rajonin e Idlibit.

Shtëpia e Bardhë : Trump dënon sulmin kundër ushtarëve turq në Idlib

Shtëpia e Bardhë, ka njoftuar se presidenti Donald Trump në bisedën telefonike me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka dënuar sulmin e ndërmarrë kundër ushtarëve turq në Idlib dhe ka shprehur ngushëllimet për ushtarët e rënë dëshmorë.

Zv.zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Judd Deere, në një deklaratë me shkrim lidhur me bisedën telefonike të zhvilluar sot mes Trump dhe Erdoğan, njoftoi se presidenti Trump i ka shprehur Erdoğan ngushëllimet për ushtarët turq të rënë dëshmorë dje në Idlib dhe se ka dënuar sulmin në fjalë.

“Presidenti Trump, ka riafirmuar mbështetjen e tij ndaj përpjekjeve të Turqisë për të pakësuar konfliktet dhe parandaluar fatkeqësi njerëzore në veriperëndim të Sirisë. Dy liderët janë dakorduar se duhet të ndalen sulmet e regjimit sirian dhe iranian si dhe të Rusisë përpara se të zhvendosen dhe të vriten më shumë njerëz të pafajshëm”, thuhet në deklaratën e bërë nga Judd Deere.

Login to post comments