Gjashtë raste u konfirmuan vetëm javën e fundit, shkon në nëntë numri i të prekurve nga koronavirusi në Greqi, mes tyre një fëmijë

E mërkurë, 04 Mars 2020 14:59

Shkon në nëntë numri i personave të infektuar me koronavirus në Greqi.

I prekuri i fundit është një grek nga Amaliada, i cili ishte shtruar në spitalin e Patras, ndërsa disa ditë më parë kishte mbërritur nga Egjipti.

Pesë raste të tjera janë konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë të shtunën dhe po mbahen në mbikëqyrje në Athinë.

Pacientja e parë që rezultoi pozitive në testin e koronavirusit në Greqi ishte një nënë 38-vjeçare. Gruaja e prekur ishte kthyer nga Milano e Italisë, me avion mbrëmjen e së dielës.

Rasti i dytë i evidentuar është djali i 38-vjeçares.

Shkolla fillore në të cilën shkon në shkollë 10-vjeçari, është mbyllur që prej mëngjesit të së enjtes dhe do të mbetet e tillë për 14 ditë, pasi është duke vijuar procesi i dezinfektimit.

Fëmija shkoi në shkollë për të paktën dy ditë pasi nëna e tij u kthye nga Milano (23 shkurt). Fëmija ka simptoma të lehta, si nëna e tij dhe është në gjendje të mirë. Ai është shtruar në spital në një repart special në AHEPA.

Ministria e shëndetësisë tha se të mërkurën në mëngjes shkolla fillore kishte realizuar një ekskursion, pjesë e të cilit ishte një fëmijë, që më vonë, pra në mbrëmje në të njëjtën ditë ai kishte ethe.

Rasti i tretë është regjistruar në Athinë. Lajmin e konfirmon Ministria e Shëndetësisë e cila pohon se ekziston një rast i tretë në Athinë. Ajo është një banore 40-vjeçare e Maroussi, që u kthye nga Italia dhe tashmë është shtruar në spital në Attica.

Gjendja shëndetësore e të tre personave të prekur është e mirë dhe po monitorohet nga ekspertët.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras, çështja po ndiqet në Athinë për të identifikuar të gjithë personat që ranë në kontakt me të pas kthimit të saj nga Italia.

Login to post comments