Koronavirusi/ Vatikani dhe Holanda raportojnë rastet e para

Premte, 06 Mars 2020 14:00

Zyrtarët shëndetësorë globalë kanë paralajmëruar shtetet që ta trajtojnë më me seriozitet shpërthimin e koronavirusit, teksa ai përhapet në Evropë dhe Amerikën Veriore.

Holanda dhe Vatikani kanë raportuar rastet e para të prekura me këtë virus më 6 mars, teksa numri i të infektuarve në botë ka arritur në afro 100,000, shifër që pritet të tejkalohet më vonë gjatë ditës. Vetëm në Kinë, vendin ku është raportuar për herë të parë nga ky virus, deri më tani kanë vdekur mbi 3,000 persona.

“Këto nuk janë stërvitje”, ka thënë shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke bërë thirrje për “përgatitje agresive”, në mënyrë që të luftohet përhapja e virusit. Mirëpo krahas qeverive, bizneset janë duke e pësuar më së keqi nga kjo situatë. Disa ekonomi masive, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë ulur normat e interesat dhe janë zotuar për ofrim të miliarda dollarëve për luftim të epidemisë, shkruan Rel.

Kjo krizë ka shtyrë kompani të mëdha në botë, përfshirë Google, Facebook, Amazon dhe Microsoft t’iu kërkojnë punëtorëve të tyre të punojnë nga shtëpia. Një ditë më parë, Senati amerikan ka miratuar projektligjin për ndarjen e 8.3 miliardë dollarëve për luftim të kësaj sëmundjeje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...