Vdekjet nga koronavirusi po rriten në Itali dhe infeksionet gjithashtu, ku sipas raporteve të fundit, vetëm gjatë ditës së sotme kanë vdekur 36 persona si dhe janë infektuar 1145 të tjerë.
Nga shifrat e fundit të publikuara nga kreu i Mbrojtjes Civile, Borrelli në konferencën e fundit për shtyp, numri total i vdekjeve i ka kaluar 233 viktima dhe numri total i të prekurve ka arritur në 5061 të infektuar.
Sa i përket të shëruarve, shifrat zyrtare flasin për 589 në total dhe 567 ndodhen në terapi intensive.