Një infermiere në vijën e parë ,ne luften kunder koronavirusit ne Itali e ka përshkruar përvojën si "të ngjashme me luftën".
Mjekët dhe infermierët po punojnë gjatë gjithë kohës, ndërsa vendi përpiqet të ndalojë përhapjen e një virusi që ka marrë deri më tani mbi 1000 jetë qytetaresh italiane.
Midis të vdekurve ishte një doktor 59-vjeçar dhe shoqja e ngushtë e Roberta Re, një infermiere në spitalin Piacenza në Emilia-Romagna, rajoni me numrin e dytë të rasteve më të larta.
"Eshtë një përvojë që unë do ta krahasoja me një luftë botërore," i tha Re Guardian. "Por është një luftë që nuk mund të luftohet me armë tradicionale - pasi ne ende nuk e dimë kush është armiku dhe kështu është e vështirë të luftosh. E vetmja armë që ne kemi qe gjerat mos te behen me keq eshte qëndrojmë në shtëpi dhe të respektojmë rregullat, të bëjmë atë që bënë në Kinë".
Italia qe ka patur numrin me te madh te te infektuarve ,jashtë Kinës, shtrëngoi kufizimet e karantinës të enjten pas rritjes së numrit të vdekjeve. Numri i përgjithshëm i personave të infektuar që nga fillimi i epidemisë, përfshirë vdekjet dhe ata që janë shëruar, arriti në 15,000 të enjten.
"Unë zakonisht jam një person i lumtur, që bisedoj dhe bëj shaka me të gjithë ... por tani ka ditë kur kam qarë dhe jam dëshpëruar", shtoi Re.
Mjekët e tjerë në qendër të shpërthimit kanë shpërndarë imazhe të stafit të rraskapitur, pasi spitalet e tyre jane te zënë nën presion. Andrea Vercelli, i cili punon në repartin e urgjencës në spitalin Piacenza, tha në një video në Facebook: "Ajo që ne po përjetojmë nuk është një grip normal, ne po marrim 40 raste në ditë pneumonie në dhomën e urgjencës."
Daniele Macchini, një mjek në spitalin Humanitas Gavazzeni në provincën e prekur mjaft keq , nga Bergamo në rajonin e Lombardisë, shkroi në Facebook disa ditë para se të karantinohej i gjithë vendi: "Situata nuk është aspak dramatike. Lufta ka shpërthyer dhe beteja është e pandërprerë, ditë e natë ”.
Qyteti dhe kryeqyteti krahinor i Bergamos, në rajonin e Lombardisë në veri të Italisë, thuhet se është pothuajse i shkretë pasi vendosen rregullat e karantinës.
Ndërkohë, Codacons, shoqata kryesore e konsumatorit në Itali, u ka kërkuar prokurorëve në Bergamo që të hetojnë pasi një anestezist në njësinë e kujdesit intensiv në spitalin Papa Giovanni XXIII i tha gazetës Corriere della Sera se presioni ishte aq i madh sa per të shpëtuar një jetë po ”vendoset nga mosha dhe kushtet shëndetësore ... si në situata lufte ".
"Në asnjë rast mosha nuk mund të jetë një faktor diskriminues kur bëhet fjalë për shëndetin publik, dhe sigurisht nuk mund të jetë kriter për të vendosur se kush duhet trajtuar dhe kush jo" tha Carlo Rienzi, presidenti i Codacons, në një deklaratë. "Një mungesë e shtretërve nuk duhet të çojë në zgjedhje si ato të përshkruara nga mjeku."
Virusi ka infektuar shumë mjekë dhe infermiere gjate punes. Roberto Stella, presidenti i urdhrit të mjekëve në Varese, Lombardi, vdiq të Mërkurën. 67-vjeçari kishte tendencë t'ju rrinte afer pacientëve derisa filloi të vuante simptomat dhe vetë shkoi në kujdesin intensiv të premten e kaluar.
"Ai vdiq si një hero, si kolegët e tjerë që kanë vdekur ditët e fundit," tha Saverio Chiaravalle, nënkryetar i urdhrit të mjekëve Varese, për Corriere della Sera.
Kryeministri Giuseppe Conte përsëriti thirrjen e tij për italianët që të "qëndrojnë në shtëpi", ndërsa ai njoftoi mbylljen e dyqaneve, bareve dhe restoranteve në të gjithë vendin të Mërkurën në një mase shtesë për te parandaluar hapjen e metejshme te virusit.
"Njerëzit duhet të kuptojnë se situata është shumë serioze," tha Re. "Gjëja thelbësore është mbyllja e gjithçkaje, si dhe edukimi i adoleshentëve që të kenë idene se sa serioze është e gjitha kjo."