‘Kohë e jashtëzakonshme’, Banka Qendrore Evropiane aktivizon ndihmën 750 mld euro: Do bëjmë gjithçka

E Enjte, 19 Mars 2020 09:59

Banka Qendrore Evropiane aktivizoi një paketë të ndihmës, në vlerë prej 750 miliardë eurosh, për të lehtësuar ndikimin e pandemisë së koronavirusit.

Me këto mjete do të paguhen borxhet e qeverive dhe kompanive në vendet e Eurozonës.

Shefja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, tha se ky institucion do të bëjë gjithçka të mundur për të mbështetur euron në “këto kohë të jashtëzakonshme”, raporton Rel.

Sipas një vlerësimi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Evropa tani është epiqendër e shpërthimit të koronavirusit, i cili për herë të parë është shfaqur në Kinë, në fund të vitit të kaluar.

Mbi 8,800 njerëz në botë kanë humbur jetën si pasojë e tij.

Shumë vende janë izoluar, duke mbyllur shkollat, bizneset jothelbësore dhe kufijtë.

Njoftimi i Lagardes vjen pasi këshilli drejtues i Bankës Qendrore Evropiane zhvilloi bisedime urgjente, përmes telefonit, të mërkurën vonë.

Në ditët e fundit, Banka Qendrore Evropiane është kritikuar për mungesë veprimesh të mjaftueshme për të mbështetur Eurozonën, në krahasim me hapat që i kanë ndërmarrë Shtetet e Bashkuara.

Të dielën, Rezervat Federale në SHBA kanë ulur normat e interesit gati në zero dhe kanë aktivizuar një program stimulues në vlerë prej 700 miliardë dollarësh.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

Sport

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo po zhvillon një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes së ditës së nesërme kundër Italisë, në “Signal Iduna Park” të Dortmundit. Ai shprehet se...

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

Politikë

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

  Nga Boldnews.al Në fillim të këtij qershori, portal informativ Italian “Open.online” ngriti dyshimet se ish-kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema, është pjesë e një grupi investitorësh që kanë përfituar nga shefi i qeverisë së...

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

Politikë

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

    Në samitin e grupit të vendeve më të industrializuara G7në Borgo Egnazia kryetarët e shteteve dhe të qeverive të i kanë garantuar Ukrainës ndihma të reja për mbrojtjen ndaj Rusisë...