Një supermarket në Breshia të Italisë u mbyll për shkak se një nga shitëset ndërroi jetë. Supermarketi Simply Market po i nënshtrohet dezinfektimit total.
Shitësja ishte 48 vjeç. Ajo ishte dërguar në shtëpi me temperaturë. Por brenda pak ditësh ajo ndërroi jetë.
Shitëset janë të ekspozuara ndaj rrezikut për shkak se duhet të përballen me njerëzit në këto ditë të vështira.
Një incident i rrallë u shënua në Venecia, raporton Corriere. Dy gra u zunë me një shitëse, e cila u kërkoi të mbajnë distancën e sigurisë. Njëra prej tyre u përkul drejt shitëses dhe iu kollit në fytyrë.
Shitësja lajmëroi policinë, e cila ndërhyri për të qetësuar situatën. Por më vonë, policia e njoftoi shitësen se gruaja në fjalë ishte me koronavirus.
Shitësja është izoluar dhe mund të ngrejë një padi ndaj agresores, një padi që mund t’i kushtojë shtrenjtë.