Një 15-vjeçar ka humbur jetën në spital pas dëmtimeve që pësoi për shkak të tërmetit të fortë në Kroaci. Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.4 shkallë të Rihter me thellësi 10 kilometra, ka goditur veriun e Zagrebit të dielën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme të ndërtesave, veturave si dhe daljen e njerëzve në rrugë nga paniku i madh.
Autoritetet njoftuan se një fëmijë ka pësuar lëndime në kokë pas shembjes së një pullazi derisa operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë në disa lokacione.
“Ka zgjatur më shumë se 10 sekonda. Deri më tash, më i fuqishmi që kam përjetuar”, tha një dëshmitare, raporton Reuters.
Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Davor Bozinovic, bëri thirrje që njerëzit në rrugë të mbajnë distancën për shkak të rrezikut të përhapjes së koronavirusit.
Deri më tash, Kroacia ka raportuar për 206 të infektuar me COVID-19.