Koronavirusi/ SHBA ndërmerr masat më të rrepta që nga LDB, bllokim total për 3 muaj

Hënë, 23 Mars 2020 11:52

SHBA është vendi i tretë në botë për nga numri i të infektuarve me coronavirus, shkak prej të cilit janë duke vënë një sërë bllokadash me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit, që do zgjasin nga 10 deri në 12 javë.
Amerikanët janë duke iu nënshtruar ndryshimeve drastike që nga Lufta e Dytë Botërore, duke mbyllur shkollat, anuluar aktivitetet sportive, kurse humbja e vendeve të punës është duke u rritur me mbylljen e kompanive të mëdha.
Spitalet janë duke bërë të pamundurën që të sigurojnë pajisjet mbrojtëse për punonjësit e tyre si dhe respiratorët t’i kenë në gjendje të rregullt, pasi pritet të ketë një valë të re të pacientëve që do të kenë nevojë për ndihmë sepse kanë probleme me frymëmarrje.
Kujtojmë që numri i të infektuarve në SHBA ka shkuar në mbi 34 mijë, kurse 457 persona kanë humbur jetën, ku shumica e rasteve të konfirmuara me coronavirus janë zbuluar në New York. Ky virus në mbarë botën ua ka marrë jetën deri më tani mbi 14 mijë personave kurse mbi 340 mijë janë infektuar.
Ligjvënësit në Washington janë shumë afër arritjes së një marrëveshjeje, që do të dhuroheshin 1 trilion dollarë me qëllim që të jenë sa më të vogla dëmet ekonomike nga coronavirusi. Sekretari amerikan i Financave, Steven McNuchin, ka deklaruar për Fox News se shpreson që Kongresi lidhur me këtë ndihmë do të deklarohet sot.
Gati çdo i katërti amerikanë, apo 80 milionë, janë urdhëruar të mbyllin marketet dhe të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre në New York, Kaliforni, Illinois, Oregon, Konektikat dhe New Jersey.
“Nëse nuk u themi njerëzve të qëndrojnë nëpër shtëpi dhe të mos shoqërohen mes vete, do të kemi shumë më shumë vdekje”, ka deklaruar guvernatori i Illinois, G.B, Pricker.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...