Koronavirusi/Greqia pezullon të gjitha fluturimet në Turqi dhe Mbretërinë e Bashkuar

Hënë, 23 Mars 2020 17:41

Greqia po pezullon të gjitha fluturimet për në Mbretërinë e Bashkuar dhe Turqi nga sot deri më 15 prill, duke përmendur shqetësime për koronavirusin. Vendimi i shpallur në gazetën e qeverisë të dielën, hyri në fuqi pasi “Aegean Airlines”, transportuesi më i madh i vendit, dha lajmin se po ndalte të gjitha itineraret e tij ndërkombëtare që nga e enjtja deri në 30 prill.

“Duke pasur parasysh rrethanat e jashtëzakonshme të pandemisë COVID-19, kufizimet e udhëtimit të vendosura nga Greqia, BE dhe shtetet e tjera, si dhe masat e miratuara rishtazi për kufizimin e lëvizjeve të panevojshme në Greqi, AEGEAN është i detyruar të vazhdojë me pezullimin e përkohshëm të fluturimeve të saj ndërkombëtare.

Një numër i vogël i fluturimesh javore nga Athina për në Bruksel do të operohet, me qëllim të ruajtjes së lidhjes së vendit me qendrën administrative të BE-së”. Transportuesi tha se do të vazhdojë të operojë riatdhesimin dhe fluturimet e tjera të urgjencës, dhe rrugët e kufizuara brenda vendit për të lehtësuar lidhjen minimale thelbësore për nevojat e ishullit.

Login to post comments