Paketa 2 trilion USD e SHBA/ Tregjet nisin rritjen menjëherë

E mërkurë, 25 Mars 2020 08:38

Senati dhe Shtëpia e Bardhë arritën një marrëveshje për një paketë stimulimi prej 2 trilion dollarësh për ekonominë amerikane.

Marrëveshja duhet të miratohet përpara se të shkojë te presidenti amerikan, Donald Trump për ta firmosur.

Megjithatë paketa i ka dhënë frytet menjëherë, raporton BBC.

Tregjet nisën ngritjen e shpejtë në Londër dhe Nju Jork.

Aksionet u rritën edhe në bursat aziatike. Bursa japoneze Nikkei regjistroi një rritje prej 7.9 përqind pas lajmit.

Rritje shënuan edhe bursat në Hong Kong dhe Shangai.

Kurse bursa amerikane Dow Jones shënoi rritjen më të madhe njëditore që prej vitit 1933.

Kriza e koronavirusit shkaktoi një tërmet në bursa, të cilat njohën momentet më të vështira në dekada.

Ndërkohë presidenti amerikan ka premtuar se do e hapë ekonominë e vendit brenda 12 prillit.

Login to post comments