Kubë/ Epokës “Castro” po i vjen fundi

E mërkurë, 18 Prill 2018 17:11

Mesa duket epokës Castro në Kubë po i vjen fundi. Prej gjashtë dekadash Kuba drejtohej nga Fideli e pas vdekjes së tij, nga i vëllai Raul Castro.

86-vjeçari Raul Castro pritet të japë dorëheqjen brenda kësaj jave nga detyra e presidentit. Me këtë ai do ti japë fund epokës së vëllezërve që drejtuan Kubën për gati 60 vjet, që nga gjysma e dytë e shekullit të 20 deri në fillimshekulli të 21.

Edhe pse Kuba nuk ka bërë përparime, në vendin ishullor komunist kjo ngjarje (nëse ndodh) do i lërë vendin ndryshimeve të shumta. Këto ndryshime shihen dhe me pozitivitet, por edhe me një lloj frike.

 “Ky është një moment i rëndësishëm për Kubën, por e vërteta është se askush nuk e di se çfarë mbërrin pas kësaj”, thotë Camilo Condis, drejtues i përgjithshëm i Artecorte, një projekt humanitar në Havana.

Asambleja Kombëtare e Kubës pritet që të mblidhet të mërkurën dhe me gjasa të enjten do të votohet, ku sipas të gjitha mundësive, anëtarët do të zgjedhin Miguel Diaz-Canel në vend të Raul.

Diaz-Canel nuk bën pjesë tek kasta e revolucionarëve. Ai ka lindur pas revolucionit. Sot 57 vjeç shihet në vend si një njeri që kërkon konsensusin e kompromisin, i matur dhe që nuk kërkon të rrezikojë me aventura politika dhe ndryshime radikale të vendit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...