BBC: Italia i frikësohet një tjetër vale shpërthimi të koronavirusit, këtë herë në…

E Enjte, 26 Mars 2020 16:08

Rajonet në Itali që janë goditur më rëndë nga pandemia e koronavirusit, kanë së fundmi rënie të konsiderueshme të shifrave të viktimave dhe të të infektuarve, por sipas BBC, shqetësimet janë tashmë në rritje se jugu i vendit mund të bëhet një tjetër vatër e nxehtë.

itali jug, itali

Raportimet e fundit për të dhënat nga rajoni verior i Lombardisë sugjeruan se epidemia mund të ngadalësohet në epiqendrën e saj. Por disa zona në jug po shohin një rritje të madhe të numrit të vdekjeve, duke shtuar kështu frikën se shërbimi shëndetësor mund të kolapsohet.

Italia ka raportuar 7.503 vdekje nga koronavirusi dhe 74,386 raste të konfirmuara pozitiv.

Rritja prej 7.5% e infeksioneve të reja të Mërkurën ishte më e ulëta që nga fillimi i shpërthimit në vend, më i prekuri në Evropë dhe ku pothuajse gjithçka është mbyllur për më shumë se dy javë dhe njerëzve u ëshët kërkuar që të mos dalin nga shtëpitë.

_111424052_daily_italy_coronavirus_deaths_hist_jh25mar-nc

Hans Kluge, drejtori rajonal i Evropës në Organizatën Botërore të Shëndetit, tha që numrat ishin “shenja inkurajuese”, por paralajmëroi se ishte shumë herët për të thënë nëse kishte kaluar më e keqja.

Çfarë po ndodh në jug të Italisë?

Të infektuarit dhe vdekjet janë shumë më pak të përhapura atje, por shenja shqetësuese po vijnë nga rajone të tilla si Campania rreth Napolit dhe Lazio i Romës ku sistemi shëndetësor konsiderohet shumë më pak i kualifikuar sesa në veriun “e pasur”.

Deri më tani ka pasur 74 vdekje në Campania dhe 95 në Lazio.

Në një letër të hapur për kryeministrin Giuseppe Conte, Vincenzo De Luca, president i rajonit të Campania, u ankua se qeveria qendrore nuk kishte siguruar ventilatorët e premtuar dhe pajisje të tjera jetëshpëtuese.

“Në këtë pikë ekziston një perspektivë e vërtetë që tragjedia e Lombardisë është gati të bëhet tragjedia e jugut,” tha ai.

“Ne jemi në prag të një zgjerimi të madh të të infektuarve”, tha ai.

Login to post comments