Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson do të shkruaj letër për familjet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar duke u kërkuar njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi, sipas një deklarate të Downing Street të Shtunën.
Letrat e Kryeministrit do t'u dërgohen 30 milion familjeve javën e ardhshme ku do të shkruhet:
"Ne e dimë se gjërat do të keqësohen para se të përmirësohen. Por ne po bëjmë përgatitjet e duhura, dhe sa më shumë të ndjekim rregullat, aq më pak jetë do të humbasin dhe sa më shpejt jeta mund të kthehet në normale. ... Kjo është arsyeja pse , në këtë moment të urgjencës kombëtare, ju bëj thirrje, ju lutemi, të qëndroni në shtëpi, të mbroni (Shërbimin Kombëtar të Shëndetit) dhe të shpëtoni jetë. "
Banorët e Britanisë së Madhe do të marrin një broshurë që përshkruan këshillat e koronavirusit të qeverisë, me shpjegime të qarta të simptomave, rregullave të daljes nga shtëpia dhe rregullave të izolimit të tyre me simptoma. Letrat dhe broshurat pritet të kushtojnë 7.2 milion dollarë (5.8 milion) për të shtypur dhe shpërndarë.