Pas SHBA, edhe Britania e Madhe thotë se do të rishohë marrëdhëniet me Kinën pas shpërthimit të epidemisë së koronavirusit.
Daily Mail shkruan se zyrtarë të lartë të qeverisë mendojnë se Kina duhet të japë llogari për krizën e koronavirusit.
Aleatët e Boris Johnson thonë se duhen rishikuar marrëdhëniet me Kinën për shkak të të dhënave se kanë fshehur informacionet për pandeminë.
Sipas DM, shkencëtarët dhe ekspertët thonë se Kina e ka ulur ndjeshëm numrin e të dhënave me një faktor që shkon nga 15 deri në 40 herë.
Virusi ka vrarë mbi 30 mijë njerëz në botë dhe ka izoluar thuajse gjysmën e planetit.
Pasojat në ekonomi janë katastrofike.