Spitalte te levizeshmeTrenat TGV me shpejtësi të lartë në Francë po përdoren si spitale, me shtretërit që janë përgatitur për pacientët e Covid-19 në disa nga zonat më të goditura të vendit, sipas AFP.
Trenat janë përshtatur në spitale për transportin e pacientëve kritikë në të gjithë vendin. “Ne kemi këtu shumë më tepër hapësirë sesa në një ambulancë ose një helikopter”, tha François Braun, president i shërbimit të urgjencës “Samu”.
Trenat me shpejtësi të lartë TGV, që zakonisht përdoren për të marrë udhëtarët dhe turistët në të gjithë vendin, tani do të transportojnë pacientët me koronavirus nga lindja e vendit në spitalet në perëndim.
Çdo vagon ka një ekip mjekësor, duke përfshirë një mjek të kujdesit intensiv, një anestezist dhe tre infermierë.
Spitalte te levizeshme1
Në total, rreth 50 persona, përfshirë kujdestarët dhe stafin ndihmës, janë në bord gjatë transportit.
“Rajoni lindor është në kulmin e valës së tij, të cilin me siguri do ta përjetojmë në rajonet e tjera në javët e ardhshme”, shpjegon Lionel Lamhaut, mjeku përgjegjës për transportimin e pacientëve.
“Ideja është që të punohet me kalimin e pacientëve nga rajonet që janë në kulmin e plotë të epidemisë, për t’i transportuar ata drejt rajoneve aktualisht më të qetë, dhe më pas këto rotacione mund të ndodhin në të gjithë vendin apo edhe në Evropë”, shtoi Lamhaut.
Për disa javë, spitalet në Francën lindore janë mbushur nga një fluks i madh pacientësh. Një avion i Ushtrisë franceze “Airbus” tashmë ka evakuuar disa pacientë në spitale të tjerë në vend.
Të tjerët janë dërguar me helikopter në vendet fqinje, veçanërisht në Gjermani.