Zeri i Amerikes: Kryeministri i Izraelit në karantinë

Hënë, 30 Mars 2020 18:55

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të futet në karantinë pasi njëri prej ndihmësve të tij rezultoi pozitiv me COVID-19.

Një deklaratë e kryeministrisë thotë se ai nuk kishte qenë në të njëjtin mjedis me të infektuarin që prej dy javësh dhe se karantina nuk është e nevojshme. Megjithatë, kryeministri dhe stafi i tij i afërt vendosën të vetëizolohen derisa të përfundojë një "hetim epidemiologjik".

Ndihmësi u identifikua me emrin Rivka Paluc. Sipas mediave izraelite, ai ishte takuar me kryeministrin të enjten.

Deklarata e kryeministrisë thekson se zoti Netanyahu ka patur vetëm kontakte sociale të kufizuara dhe se i ka zhvilluar shumicën e takimeve online.

Izraeli ka konfirmuar 4347 raste të infektuarish me koronavirusin, sipas të dhënave të publikuara të hënën nga Universiteti Johns Hopkins. VOA

Modifikuar më Hënë, 30 Mars 2020 19:05
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...