Mundi kancerin, por i'u dorëzua koronavirusit/ 42 vjeçarja lë jetim 6 fëmijët e saj

Tuesday, 31 Mars 2020 17:45

Nëna e gjashtë fëmijëve, 42 vjeçarja Sundee Rutter e cila mundi kancerin e gjirit, humbi jetën në betejën me koronavirusin.  

Në momentet e fundit të jetës, ajo i dha lamtumirën fëmijëve të saj para se të vdiste nëpërmjet një një radiomarrëse të spitalit.  

Sundee Rutter vdiq nga COVID-19 më 16 mars, dhe fjalët e saj të fundit ishin për fëmijët nëpërmjet një radiomarrësi të përgatitur në jastëkun e saj, sipas “BuzzFeed News”.  

Të gjashtë fëmijët që rriteshin vetëm nga nëna e tyre, Sundee, si dhe motra dhe nëna e saj, i thanë lamtumirën përmes pajisjes nga jashtë dhomës së spitalit. Duke folur për BuzzFeed, Elijah Ross-Rutter, fëmija i katërt më i madh i Sundee, tha: “Unë i thashë asaj që e dua … Ajo nuk duhet të shqetësohet për fëmijët”.  

Sundee fillimisht u ankua se nuk ndihej mirë më 3 mars, pasi më parë u shërua nga operacioni i kancerit të gjirit.  

Sipas shoqes së ngushtë të Sundee, Jessica Harris, “mjekët i thanë që nuk kishte gjë dhe ajo u vetë-karantinua në shtëpi për katër ditë”. Nëna e 6 fëmijëve nga mosha 13 deri në 24 vjeç, e cila humbi burrin e saj në vitin 2012, filloi të kishte vështirësi në frymëmarrje dhe u pranua në një Qendër Mjekësore Rajonale në Providence të Uashingtonit, më 7 Mars. Pas një javë lufte ndaj virusit, ajo ndërroi jetë. Duke folur për kohën e familjes së tij në spital, Elijah Ross-Rutter, 20 vjeç, tha se në fillim u lejua të shihte nënën e tij me një maskë në fytyrë, por me kalimin e kohës, nëna e tij ishte plotësisht e izoluar. “Ajo mendoi se kishte grip, me siguri. Por si, koronavirusi? Ishte shumë e vështirë për ne të kuptonim se si ajo mund ta merrte atë sepse jo aq shumë njerëz e kishin këtu”, tha Elijah.  

Qendra Mjekësore Rajonale Providence trajtoi rastin e parë të njohur të COVID-19 në ShBA, dhe kur Sundee u pranua, kishte 27 raste të raportuara dhe nëntë vdekje në shtet. Tani janë më shumë se 4,300 raste dhe 195 vdekje.  

Pasi Sundee u kthye në spital, djali i saj u kufizua në zonën e pritjes së vizitorëve ndërsa ajo ishte ekzaminuar, sipas raportimeve.  

Pastaj Elijah-s dhe familjes iu tha që mjekët do ta mbanin nënën e tyre brenda natës për t’u trajtuar për pneumoni.  

Të nesërmen, tha Ross-Rutter, nëna e tij u testua pozitive për COVID-19. Ai shtoi se nëna e tij më parë dërgonte tekste, por, me kalimin e kohës, ato mesazhe ishin thjesht përgjigje vetëm me emoji. Më 16 mars, mjekët i telefonuan për t’i thënë familjes se Sundee kishte vdekur.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...