“Ne e dimë se kërcënimet nuk janë larguar”, çfarë ndodhi në mbledhjen e parë online të NATO-s.

Premte, 03 Prill 2020 08:36

Në takimin e parë online, ministrat e jashtëm të vendeve të NATO-s dakord mbi masat për të luftuar pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19), tha kreu i aleancës ushtarake, Jens Stoltenberg, raporton Anadolu Agency (AA).NATO
“NATO u krijua për t’i menaxhuar krizat”, tha Stoltenberg pas takimit me videokonferencë, duke shtuar se aleanca po koordinon dhe mbështet përpjekjet kombëtare kundër pandemisë.
Ministrat ranë dakord të ngarkojnë komandantin e lartë të NATO-s Gjeneral Tod D. Walters për të drejtuar mbështetjen e nevojshme ushtarake për të luftuar pandeminë e koronavirusit, sipas një deklarate të NATO-s.
Në javët e ardhshme, vendet e NATO-s do të vlerësojnë kapacitetet e tyre ajrore për të siguruar që furnizimet mjekësore të dorëzohen në një mënyrë të koordinuar.
Ata gjithashtu do të kontrollojnë kapacitetet e tjera të tepërta ose rezervat e tyre në mënyrë që të përputhen më mirë kërkesat e mbështetjes nga aleatët dhe partnerët.
Ministrat e mbrojtjes të NATO-s do të takohen në mes të prillit përmes videokonferencës për të diskutuar rezultatet e vlerësimeve dhe efektet afatgjata të koronavirusit.
Aleatët e NATO-s tashmë kanë dhënë ndihmë duke dërguar mjete kritike mjekësore, duke siguruar personel mjekësor dhe pajisje, si dhe duke siguruar informacione transparente dhe në kohë, tha Stoltenberg.
Sekretari i Përgjithshëm përshkroi shpërndarjen e furnizimeve mjekësore në Itali dhe Spanjë nga ana e Turqisë si një shembull të mirë dhe shprehu mirënjohjen e tij për ofertat e mëtejshme nga ministrat e jashtëm gjatë takimit.
Ministrat e jashtëm gjithashtu ranë dakord për hapat e ardhshëm për të luftuar terrorizmin duke forcuar partneritetet e NATO-s në gjithë Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.
Ata gjithashtu vendosën të forcojnë misionin e trajnimit të aleancës në Irak dhe të marrin përsipër aktivitetet e trajnimit nga koalicioni global.
“Ne e dimë se kërcënimet dhe sfidat e tjera nuk janë larguar. Përgjegjësia kryesore e NATO-s është të garantojë sigurinë për gati një miliardë njerëz”, deklaroi shefi i NATO-s.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...