LION - Dy njerëz u vranë dhe katër të tjerë u plagosën në një sulm me thikë në qytetin juglindor francez të Romans-sur-Isère të shtunën, tha kryetari i bashkisë.
Sulmi ndodhi në mëngjes jashtë një furre buke, ku klientët ishin radhitur, sipas kryetarit Marie-Hélène Thoraval i cili tha se sulmuesi ishte arrestuar.
Zyra e Prokurorit Kombëtar të Antiterrorizmit Francez raportohet se po vlerëson rastin për të marrë përsipër nëse gjenden prova për ta trajtuar atë si një sulm terrorist.
Numrat e të lënduarve po rriten në shtatë, siç raportohet nga AFP. Të paktën një thuhet se është në një gjendje kritike.
Sipas disa raporteve të hershme, sulmuesi është një azilkërkues 33-vjeçar sudanez, me dyshime të forta se suli kishte motiv xhihadist.
Ai njoftohet se hyri në një dyqan kasapësh rreth orës 11:00 të mëngjesit në orën lokale - 6:00 të mëngjesit EST - mori një thikë nga banaku dhe filloi të sulmojë pa dallim kalimtarët.
Sipas Le Parisien, autori i krimit jetonte pranë vendit të ngjarjes. Ehe shoku i tij i dhomës ishte arrestuar gjithashtu.