Kryeministri britanik Boris Johnson ka kaluar naten e pare ne spital, pasi u shtrua 10 dite pas ishte konfirmuar pozitiv me koronavirus.
Mediat vendase raportojne se shtrimi ishte i detyrueshem pasi edhe pas 10 diteve nuk po i dobesoheshin simptomat dhe temperatura e larte.
Mjeket thone se ai do te mbahet nen kontroll. Situata duket se u be problematike pas daljes se tij ne konferencen e fundit nga banesa ku u shfaq shume i lodhur dhe tha se vazhdonte te kishte temperature.
Edhe pse autoritet epranojne se ai eshte ne krye te puneve, duke koordinuar gjithcka online edhe pse i semure, thuhet se drejtimin e task forces ne kete situata e ka marrë Sekretari i Parë i Shtetit dhe për Çështjet e Jashtme, Domonoc Raab.
Pas kesaj situate, nuk ka munguar edhe reagimi i presidentit te SHBA-se, Donald Trump, i cili i ka uruar mes nje mesazhi te sherohet sa me shpejt dhe ta kaloje kete gjendje, duke shtuar se “te gjithe amerikanet po luten per te”.
Trump e cileson kryeministrin britanik nje zoteri te vertete dhe nje mik te tijin.
“Ai është një mik i imi, një zotëri i shkëlqyeshëm dhe një udhëheqës i shkëlqyeshëm,” tha Trump, duke shtuar se ai ishte i sigurt se kryeministri do të behet mirë sepse ai është “një person i fortë”.