‘The Guardian’: Shtrimi i Johnson në spital tregon se virusi ka përparuar. Ja simptomat që shfaqi

Hënë, 06 Prill 2020 12:25

Shumica e njerëzve shërohen nga Covid-19 brenda një jave, madje nuk mund të jenë të sigurt se e kishin virusin, pasi ata me siguri nuk do të testohen. Këshillat janë që të qëndroni në shtëpi, të pushoni dhe të merrni paracetamol. Në 80% të rasteve, me kaq mbaron.

Por këshilla e NHS (Shërbimi Shëndetësor Kombëtar Britanik) është që nëse simptomat – kryesisht kolla e thatë, temperatura dhe lodhja – nuk kanë kaluar deri në fund të një jave, ose ato përkeqësohen, njerëzit duhet të kërkojnë ndihmë mjekësore.
Për dallim nga Matt Hancock, Sekretari i Shëndetësisë, i cili zbuloi se kishte Covid-19 në të njëjtën ditë si Kryeministri, Boris Johnson nuk e ka marrë veten brenda javës së parë.

Sipas “The Guardian“, thuhet se ai është pranuar në spital për teste, të cilat mund të përfshijnë skanime të mushkërive të tij për të kontrolluar pneumoninë, si dhe teste gjaku. Ai kishte një test diagnostikues për Covid-19, kështu që mjekët do të shohin përparimin e sëmundjes dhe të vërtetojnë se ai nuk ka hyrë në fazën e dytë, ku sistemi imunitar është mbingarkuar.

Duke pasur parasysh presionin në rritje në spitale për momentin, nuk ka të ngjarë që ai do të shtrohej aty, nëse mjekët nuk do të kishin shqetësime reale. Teste të vogla mund të kryheshin në “Doëning Street”.

Udhëzimet e hershme nga Instituti Kombëtar për Përsosmërinë e Shëndetit dhe Kujdesit (Nice) sugjerojnë se simptomat e mëposhtme mund të ndihmojnë një mjek për të vendosur nëse një pacient me Covid-19 duhet të shkojë në spital:
Mungesë e theksuar frymëmarrje ose vështirësi në frymëmarrje.

Kollitje gjaku.

Buzë ose fytyrë blu.

Ndjesi të të ftohtit dhe lagështie me lëkurë të zbehtë ose me njolla.

Kolaps ose rënie të fikëti (sinkopi).

Konfuzion i ri.Vështirësi për t’u zgjuar apo gjallëruar.

Pak ose aspak uri.

Në javën e parë, njerëzit që janë të aftë dhe të shëndetshëm, me një sistem të fortë imunitar, zakonisht e luftojnë virusin. Por problemet vijnë për disa njerëz në javën e dytë, kur sistemi i tyre imunitar kundërvepron i mbingarkuar nga virusi dhe përfundon duke sulmuar organet e trupit të tij. Kjo është arsyeja pse të sëmurët më seriozë mund të përfundojnë në makineritë mbështetëse të jetës me dështim të organeve.

Të dhënat kineze treguan se 20% e pacientëve shkuan në spital. Rreth 15% kishin sëmundje të rënda, të cilat përfshinin vështirësi në frymëmarrje dhe hipoksi, gjendje ku disa nga indet e trupit nuk marrin një furnizim adekuat të oksigjenit. Kjo mund të shfaqë ankth, konfuzion dhe nervozizëm.

Vetëm 5% përfunduan në kujdes kritik, të sëmurë aq rëndë, saqë kishin nevojë për mbështetje të organeve. Ventilatorët mund të marrin përsipër frymëmarrjen e pacientit, për të lejuar që mushkëritë të shërohen. Por pacientët gjithashtu mund të kenë nevojë për mbështetje për zemrën, mëlçinë dhe veshkat e tyre – megjithëse shumë prej atyre që kanë nevojë për ndihmë mekanike kanë sëmundje të mëparshme themelore që i bëjnë ata veçanërisht të prekshëm.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...