COVID-19/16 orë bisedime pa marrëveshje, ministrat e BE-së nuk pajtohen për shpëtimin ekonomik nga virusi

E mërkurë, 08 Prill 2020 11:02

Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian nuk arritën të pajtohen për një plan ekonomik të ndihmës për vendet e goditura nga pandemia e koronavirusit.
“Pas 16 orësh bisedime, kemi ardhur pranë një marrëveshjeje, por nuk e kemi arritur”, tha përmes një postimi në Twitter presidenti i Eurogrupit, Mario Centano.
Eurogrupi do t’i vazhdojë bisedimet më 9 prill, shtoi ai. Ministrat i kanë nisur bisedimet më 7 prill, përmes video-konferencës.
Synimi është pajtimi për masa të mëtejshme fiskale, që do të luftonin ndikimin e pandemisë në rrafshin socio-ekonomik
Në tryezë është një shumë me vlerë gjysmë trilioni euro, tha Centeno.
Mosmarrvëshja kryesore është nëse kjo shumë duhet emëruar si borxh i përbashkët, apo “korona-bono”.
Disa vende me borxhe të larta, sidomos Italia dhe Spanja, kërkojnë solidaritet nga Evropa dhe ndarje të barrës përmes borxhit të përbashkët.
Por, vendet e pasura, si Gjermania, Holanda, Austria dhe Finlanda, refuzojnë ndarjen e borxheve sovrane.
Banka Qendrore Evropiane ka ndarë tashmë 750 miliardë euro për të blerë borxhet e qeverive dhe të korporatave në Eurozonë dhe për të lehtësuar ndikimin e shpërthimit të koronavirusit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...