Sfidat e mposhtjes së COVID-19

E mërkurë, 08 Prill 2020 13:03

Nga Steve Baragona, VOA
Ndërsa Shtetet e Bashkuara përballen me javën e saj më të rëndë të pandemisë COVID-19, shenja shprese po shfaqen nga rajone të tjera të botës të goditura rëndë.
Kufizimet mbi udhëtimet dhe bizneset dalëngadalë po lehtësohen në qytetin kinez të Wuhan-it, ku filloi përhapja e virusit. Në Itali dhe Spanjë, dy nga vendet më të goditura, numri i vdekjeve në ditë nga COVID-19 ka rënë.
Këta tregues ngjallin shpresë se një kthim drejt normalitetit mund të jetë në horizont.
Sidoqoftë, ekspertët paralajmërojnë se duhet të ketë kujdes. Ekziston vetëm një mënyrë që COVID-19 të mposhtet përgjithmonë, atëherë kur njerëz të mjaftueshëm të kenë zhvilluar imunitet ndaj tij në pikën që ai nuk mund të përhapet më lehtë nga një person në tjetrin.
Kjo njihet me emrin "imuniteti i tufës", dhe mund të ndodhë në njërën nga dy mënyrat.
Vaksina kundrejt mënyrës së natyrshme
Mundësia e preferuar është zhvillimi dhe shpërndarja në masë e një vaksine deri në vitin e ardhshëm.
"Prodhimi i një vaksine do t'i jepte fund kësaj gjëje," tha Tim Schacker, zv/dekan për hulumtime në Fakultetin Mjekësor të Universitetit të Minesotës.
"Jo për një kohë të gjatë, natyrisht," shtoi ai.
Vaksinat funksionojnë duke imituar atë që ndodh në trup gjatë infeksionit pa i sëmurë pacientët. Pacienti merr një version të dobësuar të mikrobit, i cili nxit sistemin imunitar të trupit të prodhojë antitrupa. Këto antitrupa ofrojnë mbrojtje kundër infeksioneve të përsëritura.
Dy vaksina tashmë kanë hyrë në fazën e testimeve. Por, do të kalojë të paktën një vit para se shkencëtarët të dinë nëse ndonjëra prej tyre është e sigurt dhe efikase. Pastaj, duhet të prodhohen dhe shpërndahen mjaft vaksina në të gjithë botën për të parandaluar rishfaqjen e virusit.
Mënyra e dytë, më e rrezikshme është ajo që ndodh natyrshëm, kur shumica e popullatës infektohet. Por, kjo metodë ndihmon vetëm të mbijetuarit. Shumë njerëz vdesin ndërkohë.
Kur mjaft njerëz janë infektuar dhe mbijetojnë, virusi nuk mund të gjejë organizëm të ri. "Me kalimin e kohës, thjesht nuk do të ketë njerëz të mjaftueshëm për të vazhduar prodhimin e infeksionit," shpjegon zoti Schacker dhe përhapja e virusit pakësohet.
Të panjohurat
Përqindja e njerëzve që duhet të kenë antitrupa në mënyrë që të sigurojnë imunitetin e tufës ose turmës ndryshon nga mikrobi në mikrob.
"Sa njerëz do të duhen (për këtë metodë) me këtë virus të veçantë? Nuk e di," shtoi Schacker.
Dhe duke qenë se vetëm disa vende kanë bërë testime në shkallë të gjerë, shkencëtarët nuk e dinë se sa njerëz në një komunitet janë infektuar, por kanë treguar vetëm simptoma të buta ose që nuk kanë treguar fare simptoma.
Edhe për ata që kanë zhvilluar imunitet, "ne nuk e dimë se sa i efektshëm është imuniteti i tyre apo sa do të zgjasë," thotë William Hanage, profesor i asociuar i epidemiologjisë në Fakultetin e Shëndetit Publik T.H Chan të Universitetit të Harvardit.
Shkencëtarët po punojnë në zhvillimin e testeve për të identifikuar njerëzit me antitrupa ndaj koronavirusit në gjakun e tyre. Kjo do të ndihmonte në gjetjen e përgjigjeve të disa prej këtyre pyetjeve.
Këto teste gjithashtu mund të ndihmojnë në marrjen e vendimit për të rifilluar aktivitetin ekonomik.
"Nëse mund të testohet dhe identifikohet statusi (i antitrupave) të njerëzve, kjo do të ndihmonte në marrjen e vendimit për rikthimin e njerëzve në punë," tha Jon Andrus, profesor i shëndetit global në Universitetin George Washington.
Rimbyllja
Megjithatë, pas heqjes së kufizimeve, ato mund të duhet të rivendosen përsëri.
Derisa të prodhohet një vaksinë, zyrtarët mund të kenë nevojë të vendosin herë pas here "masa të distancimit shoqëror", thotë profesori i Universitetit të Harvardit, William Hanage, duke shtuar se kufizimet mund të hiqen, por pastaj ato duhen rivendosur "kur vërejmë se normat e përhapjes (së koronavirusit) kanë filluar të rriten përsëri".
Aftësia për të lehtësuar kufizimet, shtoi ai, do të varet nga sa është përmirësuar sistemi i kujdesit shëndetësor, përfshirë aftësinë për të testuar dhe izoluar rastet e reja.
Faktori i fundit që do të përcaktojë nëse COVID-19 mund të mposhtet një herë e përgjithmonë është nëse ai jeton në një kafshë tjetër, që mund të shërbejë si rezervuar, nga i cili mund të ri-infektojë njerëzit.
Shkencëtarët nuk e dinë burimin origjinal të SARS-CoV-2, virusin që shkakton COVID-19, por ai është shumë i ngjashëm me një koronavirus që gjendet tek lakuriqët. Nëse virusi vazhdon të qarkullojë në mesin e lakuriqëve, kjo e bën eliminimin e sëmundjes "shumë sfiduese, ndoshta të pamundur", thotë zoti Andrus.
"Sepse nuk mund të vaksinojmë lakuriqë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...