Një këshilltar shkencor i qeverisë britanike tha mbrëmë se nuk mund të fshihemi gjithmonë nga kjo sëmundje.
Rupert Shute, këshilltar shkencor i Ministrisë së Jashtme, tha se parashikon që 80 përqind e njerëzve do të preken nga sëmundja gjithsesi.
Duke folur për mediat, ai tha se qëndrimi në shtëpi është i rëndësishëm, por ai shtoi se njerëzit duhet të kthehen në punë pasi jeta duhet të vazhdojë.
“Nuk je më pak i rrezikuar te puna sesa je te shtëpia apo në supermarket,” tha ai.
Teoria e tij i bën jehonë ‘imunitetit të tufës’, që u mbrojt fillimisht nga qeveria britanike, por më pas u rrëzua prej saj.
Megjithatë, qeveria britanike vazhdoi të mbrojë qasjen aktuale të izolimit.