Në Itali gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 570 persona të infektuar me koronavirus. Në orët e fundit u raportuan 1985 të shëruar duke e çuar në 30 455 totalin e të shëruarve.

 

Sipas “Repubblica”, numri i pacientëve të rikuperuar është i mirë e shifrat e pacientëve që shtrohen në spital po vijojnë me rënie, por për numrin e viktimave, mediat italiane shkruajnë se ai mbetet ende i lartë, duke iu referuar të dhënave të buletinit të sotëm të Mbrojtjes Civile.

Ndërkohë numri total i të infektuarve arriti në 147 mijë e 577 kurse numri i viktimave shkoi në total në 18 mijë e 849.

Sot, 3,497 persona janë shtruar në spital në kujdesin intensiv, 108 më pak se dje. 28242 persona janë shtruar në spital me simptoma, 157 më pak se dje.