Gjysmë milioni “shtëpi boshe” të Anglisë duhet të hapen për punonjësit e shëndetit në vijën e parë të pandemisë koronavirus, të cilët kanë nevojë për akomodim afër vendeve të tyre të punës.
Ndërkohë që numri i viktimave dhe të infektuarve në Britaninë e Madhe vazhdon të rritet, për përballimin e kësaj situate janë mobilizuar edhe qytetarët.
Të dhënat e qeverisë për shtëpitë e boshatisura tregojnë se Anglia ka rreth 579,000 prona të lira.
Rreth 226,000 prej tyre janë shtëpi bosh afatgjata, 253,000 janë shtëpi të dyta, që i kanë qytetarët dhe 100,000 janë të lira.
Kështu këshillat lokale do t’u kërkojnë pronarëve të shtëpive të dhurojnë vullnetarisht, sa të zgjasë pandemia shtëpitë e tyre të dyta ose ato të banueshme me sezone për bluzat e bardha që e kanë spitalin ku shërbejnë shumë larg nga shtëpia e tyre.
“Në një krizë kombëtare, ku jeta është në rrezik, ne kemi nevojë për të gjithë që të tërhiqen në të njëjtin drejtim dhe të sigurojmë që burimet, përfshirë këtu edhe strehimin, të jenë në dispozicion për t’u përdorur aty ku nevojiten më shumë”, tha një drejtori i grupit, McMahon, raporton The Guardian.
Numri i viktimave në Britani ka shkuar në 8,958, ndërsa ai i të infektuarve në 73,758. Një lajm jo i mirë është se numri i të infektuarve në raport me të shëruarit është i ultë, janë vetëm 344 persona që janë rikuperuar.