Rreziku ndaj COVID-19, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Laien: Të moshuarit, të izoluar deri në fund të vitit

Diel, 12 Prill 2020 10:12

“Personat e moshuar mund të duhet të qëndrojnë të izoluar deri në fund të vitit për të shmangur rrezikun e të infektuarit me koronavirusit.

Kontaktet e të moshuarve me mjedisin e tyre në Evropë duhet të mbeten të kufizuara të paktën deri në fund të vitit për shkak të pandemisë së COVID-19.

Kështu ka thënë Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen në një intervistë për gazetën gjermane ‘Bild’.

 

“E di që është e vështirë, që izolimi është një barrë shumë e madhe, por është çështje për jetë a vdekje. Ne duhet të jemi të disiplinuar dhe të bëhemi të durueshëm”- theksoi ajo, duke shpresuar se një laborator evropian do të jetë në gjendje të krijojë një vaksinë për COVID1-19 deri në fund të vitit 2020.

Kujtojme që shifat e personave që kanë humbur jetēn nga COVID-19 në mbarë botën po shtohen dita-ditës. Sipas tē dhënave të OBSH, nga koronavirusi janë të prekur 1 milion e 775 mijë e 206 persona.

Ndërkohë, deri më tani zyrtarisht janë raportuar mbi 108 mijë vdekje. Po ashtu, si të shëruar plotësisht konsiderohen gjithësej 401 mijë e 517 persona.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...