A është bota shumë vonë për të shpëtuar veten? Ish-kryeministri britanik që drejtoi ‘luftën’ globale gjatë krizës së 2008 propozon…

Hënë, 13 Prill 2020 08:43

Bota është në një nivel alarmi aq të lartë sa vetëm pak persona të gjallë mund të kenë kaluar një eksperiencë të tillë më para. Megjithatë, përkundër zhurmës dhe situatës urgjente, reagimi ndërkombëtar ndaj katastrofës së koronavirusit mungon, ashttu sikurse dhe lidershipi apo masat, që janë të vonuara.
Mungesa e lidershipit në karahasim me shkallën e problemit, sidomos në vendet e zhvilluara, është kaq e madhe sa pothuajse gjithçka është mpirë. Oxfam thotë se më shumë se gjysmë miliardë njerëz mund të zhyten në varfëri nga pasojat ekonomike. Varfëria globale mund të kthehet 30 vjet mbrapa.
Kompanitë ushqimore, fermerët dhe grupet e shoqërisë civile thonë se do ketë mungesë në ushqime dhe do të shkaktohet uri, përveç nëse furnizimi i zinxhirit ushqimorë nuk ndërpritet dhe ruhet si gjithmonë, dhe gjithashtu kufijtë të mbahen hapur për tregti. Veprimi i koordinuar nga qeveritë është i nevojshëme “për të parandaluar që pandemia e Covid-19 të shndërrohet në një krizë globale ushqimore dhe humanitare”, thonë ata.
Tashmë sistemet shëndetësore në vendet në të gjithë Afrikën Sub-Sahariane dhe Azinë Jugore po përballen me një kolaps. “Covid-19 është gati të shkatërrojë komunitetet e varfëra nëpër të gjithë botën, të cilat janë të prekur edhe nga konfliktet”, paralajmëroi javën e kaluar Samantha Pouer, një ish ambasadore amerikane që ndihmoi në ndërtimin e një koalicioni për të luftuar epideminë e Ebolës në 2014.
“3 miliardë njerëz nuk kanë mundësinë t’i lajnë duart në shtëpi, duke e bërë të pamundur të ndiqen rregullat sanitare,” tha ajo. “Klinikat në këto komunitete kanë pak ose aspak doreza, maska, teste për koronavirusin, ventilatorë apo mundësinë për t’i izoluar pacientët, përhapja e virusit do të jetë më e madhe dhe më vdekjeprurëse, se sa në vendet e zhvilluara.
David Miliband nga Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit thotë se është një emergjencë e dyfishtë. Së pari, ka ndikim të drejtpërdrejtë “në sistemet shëndetësore të papërgatitur që kanë këto vende dhe popullsinë e prekshme me sëmundje ekzistuese”. Pastaj është “shkatërrimi sekondar” që do të shkaktohet në ekonomitë dhe sistemet politike të vendeve të brishta.
A është bota shumë vonë për të shpëtuar veten? Richard Haass, një ish diplomat amerikan, thotë që mungesa e reagimit ndërkombëtar “thotë shumë për gjendjen e dobët të qeverisjes globale”. Shprehja “bashkësi ndërkombëtare” ka pak baza aktuale në realitetet e sotme gjeopolitike, shkruante Haass në revistën Foreign Affairs.
Por Gordon Brown, ish-kryeministri britanik që drejtoi “luftën” globale gjatë krizës financiare të vitit 2008, nuk heq dorë. Së bashku me dhjetëra presidentë dhe kryeministra në pension, Brown po propozon një task forcë ndërkombëtare për të drejtuar përgjigjen humanitare dhe ekonomike për Covid-19. / bota.al

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...