‘Kush do ti paguajë këto’, fjalët e fundit të një pacienti, Anestezisti nga New Jorku rrëfen...

Hënë, 13 Prill 2020 12:52

Tekniku medicinal – anesteziologu Derrick Smit e di se si është të humbësh një pacient dhe çfarë tmerresh mund të shohë njeriu brenda një spitali. Por, tani ai thotë se pandemia e ka shtyrë në diçka krejt tjetër.

Smit që kujdeset për pacientët e prekur me COVID-19 në një spital në Nju Jork, ka zbuluar fjalët e fundit të një pacienti i cili derisa ishte në respirator tha: “Kush do ta paguaj këtë”..
Ai i tha këto fjalë në pauza derisa po luftonte për oksigjen. Sipas Smit, këto ishin fjalët e fundit të pacientit të cilat kurrë nuk do t’i harrojë.

“Ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore – ishte në respirator, kishte vështirësi në të folur, kurse më shumë e brengoste se kush do t’ia paguaj faturën për këtë procedurë që do të duhej t’ia zgjaste jetën, edhe pse me statistika ekzistojnë shumë pak gjasa që t’i mbijetojë”, ka shtuar ai për CNN.
Duke ditur se nuk do të këndellet, Smith dhe kolegët e tij i telefonuan bashkëshortes së pacientit me qëllim që të mund ta shoqëroj dhe të përshëndetet me të për herë të fundit.

Shumica e pacientëve vdesin pasi futen në respirator, kurse përqindja e vdekjeve do të shkojë deri në 80 për qind të pacientët me gjendje të rënduar nga coronavirusi, beson Smit.

Këtë përvojë e ka cilësuar si “përvojën më të keqe” që ndonjëherë e ka përjetuar më parë në 12 vitet e tij në këtë spital.

“Kam qenë i pikëlluar, sinqerisht edhe i nervozuar. Kjo tregon shumë kur njeriu derisa lufton për jetë brengoset për financat, në vend që të fokusohet në diçka që ishte shumë më e rrezikshme”, shtoi ai.

Pasi që Smit nuk kishte përgjigje në pyetjen e pacientit, vendosi që ato kohë t’ia rezervojë gruas së tij e cila patjetër donte ta shihte edhe njëherë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...