Sërish shifra të larta në Spanjë, 523 të vdekur në 24 orët e fundit, mbi 177 mijë të infektuar

E mërkurë, 15 Prill 2020 12:22

Spanja shënon një ulje të lehtë të viktimave nga koronavirusi krahasuar nga një ditë më parë.
Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 523 persona të vdekur nga COVID-19, 44 më pak se një ditë më parë ku shin 567 bën me dije ministria e Shëndetësisë në Spanjë.
Në total numri i të vdekurve me COVID-19 në Spanjë është 18.579 persona. Ndërsa numri i rasteve të konfirmuara ka arritur në 177 633 dhe 70853persona janë shëruar.
Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez deklaroi më herët se Spanja e arriti pikun e COVID-19 dhe tashmë do të mendohet për masa lehtësuese për të dalë nga ”Lock-Doën”.Ulja e numrit të viktimave ditët e fundit ka bërë që Sanchez të mendojë që tashmë Spanja e kaloi më të keqen nga koronavirusi.
Dy ditë më parë nga Spanja ka rikthyer në punë 300 mijë punonjës në Madrid. Bëhet fjalë për punonjës të biznesit privat jo të domosdoshëm për nevojat jetike të qytetarëve por për shkak të krizës ekonomike të shkaktuar nga ”Lock- Doën”-i qeveria është detyruar të bëjë këto lehtësime.

Login to post comments