U përpoqën të tregojnë të vërtetën për Covid-19/Gazetarët kinezë vijojnë ende te zhdukur

E Enjte, 16 Prill 2020 08:54

Tre persona që u përpoqën që t’i tregonin botës rreth shkallës së vërtetë të përhapjes së koronavirusit në Kinë vazhdojnë të rezultojnë të humbur. Ende nuk ka asnjë lajm rreth tyre edhe pse kanë kaluar dy muaj që pas herës së fundit që ata janë parë.

Vendndodhja e Chen Qiushi, Fang Bing dhe Li Zehua vazhdon të mbetet mister që nga muaji shkurt, dhe zyrtarët kinezë nuk kanë komentuar publikisht mbi ta.
Tre gazetarët kishin nisur që të ekspozonin shkallën e vërtetë të përhapjes së epidemisë në epiqendrën e atëhershme të koronavirusit duke publikuar video në YouTube dhe Twitter. Të dyja këto platforma sociale janë të ndaluara në territorin e Kinës.

Në videot që ata publikonin zbulohej një anë e zymtë e Wuhan-it, që nuk reflektohejnë mediat shtetërore kineze. Rreth 34-vjeçarit Chen, nuk është dëgjuar më asgjë që nga ora 7 e pasdites me kohën lokale, më 6 shkurt.

Ai mbërriti në Wuhan pak para se qyteti të hynte në karantinë me shpresën se do t’i jepte botës të vërtetën rreth epidemisë. Fang Bin, një banor i Wuhan-it, nuk u pa më që nga 9 shkurti pasi publikoi një seri videosh, ku përfshiheshin edhe disa pamje të një grumbulli trupash duke u ngarkuar në një autobus.

Li Zehua, 25 vjeç, është më i riu nga të tre dhe reporteri më i njohur.

Një ish-punonjës i transmetuesit shtetëror CCTV, Li po raportonte në mënyrë të pavarur nga Wuhan. Thuhet se rreth tij u dëgjuan lajme për herë të fundit në 26 shkurt.

Login to post comments