Yaye Mai Diouf, e cila sot do të kishte mbushur 32 vjeç është viktima më e re e COVID-19. Ambulanca shkoi e mori në banesën e saj në Pontida mbrëmjen e 21 marsit. Ajo rezultoi pozitive me koronavirus dhe ndërroi jetë menjëherë pasi mbërriti në dhomën e urgjencës. Ishte shtatzënë dhe kishte një djalë 2 vjeç e gjysmë.
“Në të vërtetë ekziston një popullsi jashtëzakonisht e re e pacientëve, unë po flas për moshat 30-35 vjeç, ku sëmundja ka marrë një trajtë shumë serioze. Rastet e pacientëve të rinj filluan të shfaqeshin nga mesi i muajit mars. Nuk mund ta themi pse ka ndodhur kjo, por mund të bëjmë vetëm supozime”, tha shefi i Departamentit të Urgjencës në spitalin Papa Giovanni XXIII.
Sipas doktor Lorini, tek disa të rinj, virusi shkakton një reagim hiperimun, një reagim joproporcional që është më i keq se virusi.
“Disa të dhëna na sugjerojnë këtë, për shembull fakti që në krahasim me të moshuarit, të rinjtë e parë deri më tani nuk kanë organe të tjera të prekura. Vetëm mushkëria është e sëmurë dhe përkeqësohet në mënyrë disproporcionale. Një hipotezë tjetër është se ekzistojnë disa variante të virusit. Këto janë vetëm disa hipoteza”.