Australia nuk 'nxitohet', masat ndaj pandemisë zgjaten edhe për 4 javë

E Enjte, 16 Prill 2020 12:07

Masat parandaluese për pandeminë do të vijojnë në Australi për 4 javë të tjera.
Këtë e konfirmoi vet kryeministri australian Scott Morrison, sipas te cilit, brenda këtij afati kohor vendi do të ndërmarrë hapa të rëndësishme sikurse është rritja e numrit te testimeve, përmirësimi i gjurmimit të rasteve dhe bërjen e një plani fiks për përgjigjen ndaj rasteve të reja, që mund të dalin në të ardhmen.

Pavarësisht trendit rënës të rasteve të reja, kryeministri u shpreh se edhe për katër javët në vazhdim do mbetet në fuqi lëvizja e kontrolluar, mbyllja e shkollave dhe pezullimi i aktivitetit të bizneseve.

Login to post comments