Danimarka do të vijoje me disa lehtesime te tjera, ne vijim te planit per nje rihapje pas kufizime per shkak te pandemise
BBC raporton se do te lejohet hapja e disa biznese të vogla si parukierët, sallonet e bukurisë dhe autoshkollat. Ata do te lejohet te nisin aktivitetin qe nga data 20 prill, kane thene burime qeveritare.
“Askush nuk dëshiron ta mbajë Danimarkën të mbyllur një ditë më shumë sesa është absolutisht e nevojshme,” tha kryeministrja e vendit Mette Frederikse.
Masa vjen pasi disa vende të tjera evropiane, përfshirë Austrinë dhe Gjermaninë, njoftuan një lehtësim të ngjashëm të masave të tyre të bllokimit.
Të Mërkurën, Danimarka tashmë rihapjen e shkollave fillore dhe cerdheve, pasi të ishin vendosur me pare kushtet per distancen.
Vendi do t’i mbajë kufijtë e tij të mbyllur dhe gjithashtu nuk lejon asnje lloj grumbullimi, perfshire palestrat apo restorantet.
Danimarka ka rreth 7,000 te infektuar dhe 321 vdekje.