Ambasadori i SHBA kritikon ashpër politikanët kosovarë

Premte, 17 Prill 2020 12:06

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se retorika politike në Kosovë, si në vendet tjera shpesh kalon në racizëm, seksizëm dhe homofobi.
Kosnett në një postim në Twitter thotë se kjo i përul ata që bëjnë sulme të tilla dhe ata që i tolerojnë.

“Retorika politike në Kosovë – si në vendet e tjera – shpesh zbret në racizëm, seksizëm dhe homofobi. Kjo i përul ata që bëjnë sulme të tilla dhe ata që i tolerojnë. Liderët kanë përgjegjësi të kundërshtojnë këtë shëmti. Përqendrohuni te faktet, jo te fyerjet”, shkruan Kosnett.

Login to post comments