Pas SHBA dhe Brazilit, protestat kundër izolimit shpërthyen edhe në Francë. Daily Mail publikoi pamje nga protestat në Paris.
Forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës dhe shkopinj gome kundër protestuesve.
Këta të fundit ankohen për trajtimin që po u bën policia minoritarëve gjatë izolimit. Gjithçka nisi pas keqtrajtimit të një personi nga policia.
Ndërkohë Franca e ka shtyrë izolimin të paktën deri më 11 maj.