Ilaçi remdesivir me rezultate shpresëdhënëse ndaj koronavirusit

Hënë, 20 Prill 2020 18:20

Një studim i ri tregon se ilaçi eksperimental antiviral Remdesivir arriti të parandalojë përparimin e koronavirusit. Në njoftimin e bërë nga Instituti Kombëtar i Alergjive dhe Sëmundjeve Ngjitëse thuhet se ilaçi u testua tek majmunët, të cilët nuk patën vështirësi në frymëmarrje apo ndonjë dëmtim të mushkërive.

Një studim i ri tregon se ilaçi eksperimental antiviral i kompanisë Gilead Sciences Inc, remdesivir, parandaloi përparimin e koronavirusit tek majmunët, njoftoi të premten Instituti Kombëtar i Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID).

"Kafshët që u trajtuan me remdesivir, vërtet nuk treguan vështirësi në frymëmarrje si kafshët e tjera. Ne nuk shohim shumë dëme në mushkëritë e tyre. Pra, ilaçi pati qartësisht një efekt shumë pozitiv tek sëmundja", tha Dr. Emmie de Wit, shefe e Patogjenezës Molekulare në NIAID, në një intervistë të dielën me agjensinë e lajmeve Reuters.

Studimi përfshiu dymbëdhjetë majmunë rezus, me gjysmën që morën ilaçin remdesivir dhe gjysma tjetër morën placebo, thuhet në deklaratën e institutit.

Pasi ndoqën udhëzimet për dozat e përdorura për pacientët që po trajtohen për sëmundjen COVID-19, shkencëtarët vunë në dukje se "sasia e virusit të gjetur në mushkëri ishte dukshëm më e ulët" në majmunët e trajtuar.

Majmunët që morën remdesivir në fazën e hershme të trajtimit të tyre ishin në gjendje të shërohen plotësisht, tha zonja de Wit, duke shtuar se provat e ardhshme ka të ngjarë të përqëndrohen në efektivitetin e këtij ilaçi antiviral kur përdoret në raste më të rënda të koronavirusit.

Interesimi për ilaçin e kompanisë Gilead në mes të pandemisë së vazhdueshme të koronavirusit ka qenë i lartë. Revista "New England Journal of Medicine" javën e kaluar publikoi një analizë që tregon se dy të tretat e një grupi të vogël të pacientëve me sëmundje të rëndë COVID-19 panë gjendjen e tyre të përmirësohej pas trajtimit me remdesivir.

Prodhuesit e ilaçeve në të gjithë botën po konkurojnë për të zhvilluar një trajtim ose një vaksinë për sëmundjen.

Më parë gjatë këtij muaj, Instituti Kombëtar i Shëndetit (NIH) tha se do të fillojë testimin e ilaçit anti-malarie hidroksilklorinë si trajtim ndaj sëmundjes. Përdorimi prej dekadash i ilaçit, i cili është aprovuar nga Presidenti Donald Trump si një armë e mundshme kundër COVID-19, është rritur në Shtetet e Bashkuara.

"Është shumë e kuptueshme që njerëzit shpresojnë tani në trajtime si hidroksilklorina. Por si shkencëtarë, ne do të dëshironim të shohim të dhënat që tregojnë se ato janë efektive", tha Dr. de Wit.

Entuziazmi fillestar për terapi të veçanta antivirale, të cilat nuk mbështeten nga prova të gjera shkencore, ka penguar trajtimin e viruseve që nga shpërthimi i SARS-it në fillim të viteve 2000. Për shkak se filluan trajtime të ndryshme eksperimentale në të njëjtën kohë, ne ende nuk dimë se cilat ilaçe funksionuan për SARS-in.

Ndërsa e pranon urgjencën e situatës me koronavirusin, Dr. de Wit beson se bashkësia shkencore është e angazhuar t'i bëjë gjëra ndryshe këtë herë.

"Po mundohemi vërtet të studiojmë trajtime specifike në prova klinike specifike, në mënyrë që të dimë me siguri nëse funksionon apo jo. Dhe nëse nuk funksionon, atëherë thjesht mund t'i lëmë mënjanë dhe të vazhdojmë të kërkojmë për atë që do të funksionojë," tha ajo.

Nuk ekzistojnë ende kura të aprovuara për COVID-19, këtë sëmundje tepër ngjitëse të rrugëve të frymëmarrjes të shkaktuar nga koronavirusi, i cili përllogaritet të ketë infektuar tashmë mbi 2 milionë njerëz në mbarë botën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...