Numri i viktimave ka shënuar një rritje të lehtë, ndërsa ai i infeksioneve është rritur dyfish në Spanjë.
Mediet vendase raportojnë se në 24 orë janë shënuar 430 viktima, një rritje e lehtë kjo nga dita e djeshme kur u regjistruan 399 viktima.
Kështu numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 21,282.
Ndërsa sa i përket numrit të të infektuarve janë regjistruar 3968 persona me koronavirus në të gjithë vendin, ndërsa dje 1536. Numri total i të infektuarve ka shkuar në 204,178.
Lajme të mira vijnë sa i përket personave të shëruar, pasi numri i tyre ka arritur në 82,514.