Vendet ku rinis mësimi në shkollat fillore europiane

E mërkurë, 22 Prill 2020 09:48

Me shpresën se epidemia po vihet nën kontroll, disa vende europiane po relaksojnë kufizimet e koronavirusit në lidhje me fëmijët, me Holandën dhe Francën që njoftojnë se shkollat fillore do të rihapen muajin tjetër dhe në Spanjë ata që janë nën 14 vjeç do të lejohen të dalin nga shtëpia që nga java e ardhshme.

Fëmijët francezë është planifikuar të kthehen në shkollë në grupe sipas viteve të shkollës, sipas ministrit të Arsimit, Jean-Michel Blanquer, me jo më shumë se 15 nxënës të lejuar në secilën klasë. Nxënësit e fillores, të moshës nga 5 deri në 11 vjeç, janë të parët që do të kthehen në shkollë më 12 maj, një ditë pas përfundimit të bllokimit të rreptë mbarëkombëtar.

Javën pasuese do të shkojnë në shkollë edhe fëmijët më të mëdhenj të ciklit të dytë, në shkollat e mesme dhe lice. Të gjitha klasat do të rifillojnë deri më 25 maj. Blanquer tha që qëllimi ishte që fëmijët e shkollës fillore të ktheheshin në “grupe të vogla”, ndoshta nga “më pak se 10 nxënës”.

Plani është sfidues për drejtuesit në shkollat publike, ku klasat kanë më shumë se 30 nxënës. Mark Rutte, Kryeministri holandez, njoftoi se shkollat fillore do të rihapeshin në Holandë në javën e parë të majit. Instituti i kontrollit të sëmundjeve infektive të vendit zbuloi se rreziku i infeksionit nga hapja e shkollave ishte “i menaxhueshëm”.

Që nga 15 marsi, shkalla efektive e përhapjes së epidemisë ka qenë më pak se një për qind në Holandë. Kjo do të thotë që një person me sëmundje infekton më pak se një person tjetër në komunitet. Shkencëtarët besojnë se, “Me rihapjen e kopshteve, shkollave fillore dhe arsimit special, pritet më shumë transmetim i virusit midis fëmijëve dhe prindërve të tyre. Sidoqoftë, kjo nuk parashikohet të sjellë raste shtrimesh në spitale”.

Danimarka i ka hapur shkollat fillore javën e kaluar dhe Norvegjia do t’i hapë këtë të hënë. Shkollat e mesme në Holandë mund të rifillojnë një muaj më vonë nëse nuk ka shpërthime të reja epidemie në periudhën ndërhyrëse në shkollat fillore.

Fëmijët deri në moshën 12 vjeç mund të ushtroheshin pa distanca sociale, sipas shkencëtarëve, por për nxënësit mbi 12 vjeç, rregullat e distancimit social duhen respektuar. Rihapja me faza e shkollave sipas stilit holandez ofron një model për vendet e tjera europiane, të cilat deri tani nuk kanë lehtësuar ndjeshëm masat e bllokimit dhe nuk i kanë lejuar nxënësit të kthehen në shkollë.

Ato përfshijnë Italinë, Spanjën dhe Mbretërinë e Bashkuar, të gjitha këto kanë pasur shkallë të lartë të infeksionit dhe transmetimit të Covid-19.

Tendenca në të gjithë Europën është një kthim i kujdesshëm në jetën normale para virusit. Austria tha të martën se do të lejojë që restorantet dhe kafenetë të rihapeshin dhe shërbimet fetare të rifillonin nga 15 maji.

Dyqanet e vogla tashmë janë të hapura, me Gjermaninë që vijoi hapjen e kujdesshme të aktiviteteve për libraritë, dyqanet e luleve dhe dyqanet e modës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...