Presidenti Trump pezullon për 60 ditë emigracionin në ShBA

E Enjte, 23 Prill 2020 08:25

Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të pezulluar imigracionin në Shtetet e Bashkuara për 60 ditë, por me përjashtime për kategori të veçanta.trump

Presidenti Trump e bëri njoftimin në konferencën e përditshme për shtyp për koronavirusin nga Shtëpia e Bardhë.

Në urdhrin ezkekutiv të publikuar në faqen e Shtëpisë së Bardhë, thuhet se “do të ketë përjashtime për punonjës të mjekësisë dhe punonjës të tjerë të domosdoshëm për të luftuar epideminë, për bashkëshortë dhe fëmijë të mitur të qytetarëve amerikanë dhe disa të huaj të tjerë”.

“Kjo do të siguronte që amerikanët e papunë nga të gjitha grupet të jenë të parët në radhë për vendet e punës ndërsa ekonomia jonë rihapet”, tha Presidenti Trump.

Në urdhrin ekzekutiv thuhet se “do të ishte e padrejtë që të lejoheshin amerikanët që kanë humbur punën për shkak të koronavirusit, që të zëvendësoheshin nga imigrantë të rinj që vijnë në Shtetet e Bashkuara”.

Të martën Presidenti kishte thënë se urdhri do të vlente vetëm për ata që kërkojnë qëndrim të përhershëm dhe jo për punonjësit e përkohshëm.

Po ashtu ai kishte thënë se pauza 60-ditore në lëshimin e kartave të gjelbra, ishte një përpjekje për të kufizuar konkurrencën për vendet e punës në një ekonomi amerikane të goditur rëndë nga koronavirusi.

Gjatë konferencës për shtyp Presidenti Trump tha se urdhri edhe mund të modifikohet.

“Mund të modifikohet javën e ardhshme ose në dy javët e ardhshme, ose edhe pas dy muajsh, Por për momentin kemi një masë shumë të rreptë ndalimi, por mund të modifikohet, të bëhet më i rreptë ose më i butë. Ne nuk duam të dëmtojmë bizneset tona”, tha Presidenti Trump.

Një zyrtar i administratës i njohur me planet e tij kishte thënë më herët se urdhri do të përqendrohej në parandalimin e njerëzve nga marrja e lejes për të jetuar dhe punuar në Shtetet e Bashkuara.

Kjo do të përfshinte ata që aplikojnë për kartat e gjelbra të bazuara në punësim dhe bashkim familjar përmes poseduesve të tanishëm të kartave të gjelbra që nuk janë shtetas.

Presidenti Trump ka mbështetur prej kohësh kufizimet si ndaj imigracionit të ligjshëm ashtu edhe atij të paligjshëm dhe ka ngritur shqetësime prej vitesh në lidhje me të huajt që konkurrojnë me qytetarët amerikanë për vendet e punës.

Në kushte normale një ndalesë mbi imigracionin do të prekte miliona njerëz, por një pjesë e madhe e sistemit të imigracionit tashmë ka ndalur operacionet për shkak të pandemisë së koronavirusit. VOA

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...