Sa ulen shumat që emigrantët dërgojnë në Evropë/Studim i Bankës Botërore.

Premte, 24 Prill 2020 08:06

Një studim i ri i Bankës Botërore parashikon një ulje me një të pestën këtë vit të remitancave apo parave që migratët në Evropë, që vijnë nga vende me të ardhura të ulta e të mesme do të dërgojnë drejt shtëpive të tyre, nxitur nga rënia ekonomike globale si pasojë e koronavirusit.

Kjo përkthehet në miliarda dollarë të humbura për familjet në Afrikë, në Lindjen e Mesme e gjetkë.

Pothuajse çdo biznes në një qytezë në periferi të Parisit, në Montreuil, është i mbyllur në atë që normalisht është një rrugë plot zhurmë, përveç agjencisë ku bëhen transferta parash. Megjithatë edhe aty ka pak të klientë.

Retiree Boubacar Baka i dërgoi familjes së tij në Abidjan, një shumë parash, si çdo tre muaj. Ai thotë se nuk janë shumë, pasi ndodhet ngushtë këtë periudhë dhe shton se familja e tij ka nevojë të ushqehet.

Për shkak se shumë banorë të kësaj qyteze janë afrikanë, veçanërisht nga Mali, Montreuil-i ndonjëhere quhet “Bamako i vogël”. Këto ditë, punonjësi i agjencise se transfertave te parave Sidi Djiabate, i cili gjithashtu është nga Mali, ka qenë i zënë me punë. Ai i dërgoi dhe një shumë të vogël parash familjes së tij në Mali, dhuratë për Ramazanin. Ai thotë se e ka punën e sigurt për shkak se punon këtu. Por thotë se kjo është një periudhë e vështirë për vendin e tij, që gjithashtu është prekur nga koronavirusi. Në kushtet kur kufijtë e Malit janë mbyllur si masë për të ngadalësuar përhapjen e pandemisë, Djiabate thotë se njerëzve po u mungojnë produkte bazë, si sheqeri.

Franca është një nga “eksportuesit” më të mëdhenj në Evropë të remitancave. Diaspora afrikane në këtë vend, që vlerësohet të jetë rreth 3.6 milionë njerëz, në 2017 dërgoi më shumë se 10 miliardë dollarë në shtëpi.

Por largimet e përkohshme nga puna të shkaktuara nga koronavirusi po ndikojnë tek dërgesat. Punonjësit e një agjencie tjeter në Montreuil nuk pranuan të intervistohen, por thanë se klientelët e tyre kanë rënë ndjeshëm javët e fundit. Por ka edhe arsye të tjera për ngadalësimin e remitancave. Njëra lidhet me atë të mbylljes së një numri zyrash ku transferohen para për shkak të masave ndaj koronavirusit.

Agjencite kanë nisur fushata reklamuese duke nxitur klientët të dërgojnë paratë përmes internetit apo aplikacioneve në telefon. Por jo të gjithë kanë një kompjuter apo një telefon inteligjent.

Laurent Russier, kryetar i bashkisë së një qyteti aty pranë, Saint-Denis, ku rreth një e treta e popullsisë kanë lindur jashtë vendit, thotë se disa dërgesa po marrin tjetër drejtim. Ai thotë se migrantët që kanë humbur vendin e punës këtu, po marrin para nga familjet e tyre.

Banka Botërore parashikon që vetëm Afrika mund të humbasë këtë vit më shumë se 11 miliardë dollarë në remitanca nga diaspora e saj. Ekspertët druhen se edhe investimet dhe ndihma e huaj gjithashtu do të pësojnë ulje. VOA

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...