‘Dinjiteti njerëzor është i pari’/Schaeuble ndez debatin

Hënë, 27 Prill 2020 10:20

BILD
Fjala e tij ka peshë përtej CDU, përtej parlamentit: Presidenti i Bundestag-ut, Wolfgang Schaeuble, 77 vjeç, ka hapur debatin më të parehatshëm sa i përket krizës së koronës.
“Kur dëgjoj se mbrojtja e jetës ka përparësi ndaj gjithçkaje tjetër, atëherë unë them: kjo nuk është korrekte në mënyrë absolute,” tha Schaeuble për Tagesspiegel.
Të drejtat themelore kufizohen reciprokisht, tha kristiandemokrati. “Nëse ka ndonjë vlerë absolute në ligjin tonë themelor, ai është dinjiteti njerëzor. Është i paprekshëm. Por nuk përjashtohet fakti që ne do të vdesim”.
“Shteti duhet të garantojë kujdesin më të mirë të mundshëm shëndetësor për të gjithë,” thotë Schaeuble. “Por njerëzit do të vdesin nga korona”.
Schaeuble bën thirrje për më shumë konsideratë në diskutimin për lehtësimin e kufizimeve. Politikanët nuk mund të thonë: “Ne do të mbyllim gjithçka dhe ta lëmë kështu. Duhet ta peshojmë më qartë këtë proces”.
Ish-ministri i Financave paralajmëron kundër përpjekjeve për të zgjidhur krizën ekonomike vetëm me paratë e taksapaguesve. “Ka një ndjenjë të shumëpërhapur se ne mund të zgjidhim çdo problem me fondet e pakufizuara të shtetit, dhe më pas ta vëmë ekonominë në punë me një program të stimulimit ekonomik”. “Shteti, megjithatë, nuk mund të zëvendësojë përgjithmonë shitjet”.
Edhe ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Udo Di Fabio bën thirrje që qeveria federale të heqë kufizimet sa më shpejt të jetë e mundur.
“Kudo ku e lejon situata, dhunimet serioze të të drejtave të njeriut duhet të shmangen ose të zbuten,” thotë Di Fabio.
“Qeveria dhe autoritetet duhet të bëjnë gjithçka të jetë e mundur për të fituar dije më mirë dhe për të adoptuar këto masa bazuar te dija e re. E gjitha kjo duhet bërë me një qëllim: që t’u jepet qytetarëve mbrapsht liria e tyre- në sigurinë e përgjegjshme”.

Modifikuar më Hënë, 27 Prill 2020 10:23
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...