Koronavirusi po ‘largohet’ nga Europa, edhe vendet më të goditura nisin lehtësimet.

Hënë, 27 Prill 2020 10:42

Epiqendra e koronavirusit pas Kinës nuk është më Europa, sipas të dhënave të fundit, edhe vendet e kontinentit tonë kanë nisur me kujdes masat e lehtësimit, përfshirë edhe Italinë, Spanjën dhe Francën, që patën përjetimin me dramatik të sëmundjes.
Vala është zhvendosur drejt SHBA, e cila ka numrin më të lartë të viktimave deri tani (54,941 të vdekur) dhe tani duket se po merr vrullin edhe në Afrikë, me 40 për qind më shumë raste.
Epidemia nuk ka marrë fund dhe lehtësimet në Europë nuk tregojnë se tani ne jemi të sigurt. Rastet vazhdojnë të shtohen dhe numri i të infektuarve të konfirmuar është afër 3 milionë njerëz, me më shumë se 200 mijë të vdekur globalisht, sipas të dhënave të regjistruara.
Vendimet se si dhe kur do të ndodhë rihapja e vendeve do të jenë jetike për mënyrën sesi njerëzit dhe bizneset mund të përballen me pandeminë, duke balancuar nevojën që ekonomitë të rindizen me rreziqet e shpërthimeve të reja dhe mbylljeve të mëtejshme.
Në Itali, i cili ishte vendi i parë europian që vendosi një bllokim në muajin mars, ku ka pasur rreth 200,000 infeksione dhe të paktën 26,644 vdekje, Kryeministri Giuseppe Conte tha dje se prodhimi mund të rinisë që më 4 maj. Por shkollat nuk do të hapen deri në shtator. Masat do të njoftoheshin me detaje në fillim të kësaj jave.
Bllokimet e vendeve janë parë si një mjet i dobët, por efektiv për të ndaluar përhapjen e shpejtë të infeksionit derisa të zhvillohet një vaksinë. Vendet që presin lehtësime këtë javë në Europë janë: Republika Çeke, me rihapje të universiteteve më 27 prill dhe lejimin e udhëtimit jothelbësor.
Lejohen edhe takimi në grupe më të vogla se 10 vetë, por maskat janë të detyrueshme në publik. Spanja do t’u lejojë fëmijëve të dalin nga shtëpitë e tyre një herë në ditë me një të rritur. Pritet të lejohet edhe stërvitja në natyrë dhe shëtitjet, që nga 2 maji. Norvegjia do të vendosë më 30 prill nëse do të fillojë të lejojë ngjarje me më pak se 500 njerëz të pranishëm.
Vendi tashmë ka hapur shkollat fillore dhe parashkollorët. Në Francë, Kryeministri Edouard Philippe do të paraqesë nesër në Parlament një strategji kombëtare të daljes nga bllokimi, e cila do të debatohet dhe votohet nga ligjvënësit. Greqia rihap sot zyrat e regjistrave dhe gjykatat, me planet në diskutim për të rihapur disa pika tregtare nga java e ardhshme.
Austria do të hapë që nga 1 maji qendra tregtare dhe parukeritë më të mëdha. Restorantet e hotelet mund të rihapen nga mesi i majit. Portugalia synon të fillojë heqjen e kufizimeve nga fillimi i majit, me lehtësime të mëtejshme për t’u marrë në konsideratë çdo 15 ditë./Panorama/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...