Kroacia rihap dyqanet, muzetë dhe transportin publik

Hënë, 27 Prill 2020 16:13

Dje pas mesnate hyri në fuqi zbutja e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19) në Kroaci, miratuar nga Shtabi Kombëtar i Mbrojtjes Civile, që parashikon hapjen e dyqaneve dhe transportit publik, por nën masa të rrepta epidemiologjike.
Selia e Mbrojtjes Civile e Republikës së Kroacisë, nga sot, me qëllim hapjen e pjesshme të ekonomisë, mundëson punën e të gjitha bizneseve të angazhuara në tregti, përveç atyre që operojnë brenda qendrave tregtare, të cilat nuk do të hapen

Ndalimi i punës mbetet i vlefshëm të dielave, gjatë festave publike ndësa lejohet puna në furrat e bukës, dyqanet e bukës dhe produkteve të tyre dhe pikat e karburantit.

Gjithashtu janë hapur linjat e transportit publik dhe periferik.

Në Zagreb nuk operon tramvaji, por autobusët në të cilët është rritur kontrolli i biletave, udhëtarët këshillohen të mbajnë maskë dhe të ruajnë distancën.

Kornelija Ivançeviç, një biznesmene në një dyqan këpucësh në Ilica, që u hap sot në mëngjes, theksoi se numri maksimal i klientëve që mund të futen në dyqan në të njëjtën kohë është gjashtë.

“Ne kemi pajisje mbrojtëse, maska, dezinfektues, kemi përgatitur gjithçka për të mirëpritur klientët tanë”, shtoi ajo, e cila pret që të ketë sot klientët e parë.

Përveç veshjeve mbrojtëse, maska, doreza, dezinfektues dhe mbajtja e distancës, nga shitësit e dyqaneve kërkohet të dezinfektojnë rregullisht sipërfaqet që klientët shpesh prekin me duart e tyre.

Në Kroaci praktikohen linjat e shpejta detare për ishujt që nuk lidhen me tragete, është mundësuar hapja e librarive, muzeve, galerive, si dhe stërvitjet për sportistët e kategorisë së parë dhe të dytë të ekipeve sportive apo individuale dhe ekipe sportive që garojnë në nivelin më të lartë të konkurrencës.

Nëse faza e parë e zbutjes së masave, e iniciuar për të zvogëluar numrin e të infektuarve dhe për normalizimin e jetës,do të jetë e suksesshme, grupi tjetër i masave do të hyjë në fuqi më 4 maj, kur pritet të hapen aktivitetet që ofrojnë shërbime me kontakt siç janë parukeritë dhe të tjera dhe funksionim i plotë i shëndetit publik dhe sistemeve private të kujdesit shëndetësor.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...