A ishte gabim vendosja e masave të kufizimit gjatë pandemisë së koronavirusit?
Sipas gazetës gjermane, BILD, Gjykata Kushtetuese e landit Saarland vendosi se qeveria e këtij shteti duhet të lirojë menjëherë kufizimet e rrepta.
Vendimi i kësaj gjykate dërgon një sinjal për të gjithë republikën.
Kjo për shkak se gjykatësit e arsyetojnë vendimin e tyre me dyshimin e madh për efektivitetin e kufizimit të daljes, pasi ato u prezantuan kudo në Gjermani- edhe pse në forma të ndryshme.
“Nga një krahasim i infeksionit dhe niveleve të vdekjeve në shtetet federale gjermane ku kishte kufizime, por edhe ku nuk kishte, nuk mund të nxirret asnjë përfundim në lidhje me efektivitetin e kufizimit të daljes”, thuhet në vendim.
E thënë me fjalë të tjera: është e paqartë nëse këto rregulla të ashpra kanë një ndikim në përhapjen e virusit të koronës.