AUSTRALI
Një nga vendet e para pas Kinës ku u shfaq COVID-19, Australia po planifikon të lehtësojë masat për të rifilluar ekonominë e vendit dhe lëvizjen e qytetarëve.
Kryeministri Scott Morrison tha nga Canberra se Australia duhet të rifillojë me rihapjen dhe për këtë qeveria do mblidhet të premten tjetër.
Deri më sot Australia ka raportuar 6 mijë e 766 të infektuar me COVID-19 dhe 93 viktima teksa janë 1 mijë raste aktive.