Sindikatat në Greqi u mblodhën në Athinë, për mitingjet e tyre të përvitshme në Ditën e Punës, megjithë kufizimet prej koronavirusit.
Përpara mitingjeve, organizatorët që mbanin shalle të kuqe vendosën shenja rrugore duke iu treguar protestuesve distancat e duhura që duhet të mbanin.
Sindikata më e madhe e sektorit privat të Greqisë GSEE u bëri thirrje organizatave të saj anëtare të mbanin aktivitetet përkujtimore duke iu përmbajtur rregullave të sigurisë.
I njëjti mesazh u përcoll edhe nga Partia Komuniste e Greqisë dhe sindikata e bashkuar PAME.
Policët do të vendosen në qendrën e Athinës për të dhënë rekomandime nëse nuk mirëmbahen distancat e sigurisë.
Qeveria u kishte kërkuar sindikatave që t’i shtynin mitingjet publike për më shumë se një javë, duke përmendur rrezikun e infeksionit.