SHBA shënon 776 të vdekur në 24 orë, shifra më e ulët që prej muajit mars

Hënë, 11 May 2020 08:43

SHBA
Bie numri i të vdekurve nga koronavirusi në SHBA. Në 24 orët e fundit janë 776, duke çuar në 79.528 të vdekur në total.
Një shifër kjo e ulët e krahasuar me një ditë më parë ku ishin 1568 dhe më e ulëta që prej muajit mars sipas të dhënave të Johns Hopkins University.
Ndërsa në total numri i të infektuarve është 1 329 799 persona. New York-u është më i prekuri me 26 641 persona të vdekur.Tre pjesëtarë të Task Forcës së Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin janë në vetëkarantinim për dy javë pasi janë ekspozuar me gjasë ndaj sëmundjes.
Drejtori i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive të SHBA-së, Anthony Fauci është vetëizoluar, së bashku edhe me dy anëtarë të tjerë të Task Forcës së SHBA-së për koronavirus, pasi kanë pasur kontakt me një person të infektuar.
Fauci, 79 vjeç, ka dalë negativ në testin për sëmundjen COVID-19, por do të testohet në vazhdimësi, ka njoftuar një zëdhënës i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...