Dokumentari që ka tronditur Amerikën: Pandemia e planifikuar...

Hënë, 11 May 2020 15:02

Ndoshta këto ditë mund të keni dëgjuar për një video-dokumentar të titulluar ‘Plandemic’, që është përhapur si flakë në rrjetet sociale amerikane.

Videon zor se do e gjeni online pasi ajo bllokohet vazhdimisht kudo që del, nga gjigandët e teknologjisë si Facebook dhe YouTube.

 

Por nëse nuk keni parë dokumentarin, do lexoni qindra artikuj nga mediat më prestigjioze amerikane, që nga New York Times e deri te NPR, ku hidhen poshtë tezat e dokumentarit

Çfarë është ky dokumentar? Radio Publike Amerikane, NPR dhe revista Science Mag sjellin disa detaje për pretendimet e dokumentarit dhe zhbërjen e këtyre pretendimeve.

Dokumentari ka në qendër një shkencëtare, të quajtur Judy Mikovits, e cila thuhet se është një nga shkencëtaret më të mira të gjeneratës së saj.

Ajo hedh akuza të forta sidomos ndaj Anthony Fauci, njeriu që po udhëheq task-forcën amerikane kundër koronavirusit. Fauci është drejtor i Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Alergjike dhe Infektive që nga viti 1984.

Fillimisht Mikovits thotë se ajo arriti të izolojë virusin HIV, që kishte nisur të bënte kërdinë në botë. Por Fauci me shokë nuk e njohën arritjen e saj dhe lejuan që miliona njerëz të vdesin derisa të marrin për vete patentat e ilaçeve me përfitime miliona dollarëshe. Gjithë loja sillet rreth këtyre patentave. Në fakt, sipas NPR, në vitin 2005, Associated Press raportoi se Instituti i Shëndetit Kombëtar ka mbledhur miliona dollarënë patenta për trajtime eksperimentale. Fauci tha më vonë se atij ia kërkon ligji që të vendosë emrin mbi patenta.

Mikovits thotë se edhe sa i përket situatës aktuale të Covid-19, spitalet po i zmadhojnë shifrat e vdekjeve pasi kështu marrin përfitime financiare nga siguracionet shëndetësore. Në fakt, spitalet dhe mjekët amerikanë marrin 20 përqind premio për trajtimin e pacientëve me Covid-19. Megjithatë, USA Today shkruan se nuk ka pasur prova për abuzime me ekzagjerimet nga spitalet.

Më tej, Mikovits thotë se virusi ka dalë nga laboratori, pasi në gjendje natyrale, do i duheshin 800 vite që të bënte kapërcimin te njeriu nga SARS i parë. Por Science Mag shkruan se duhen nga 20 deri në 80 vite.

Mikovits akuzon se dalja e virusit nga laboratori ka ndodhur siku mes dy laboratorëve amerikanë dhe një laboratori në Wuhan të Kinës. Ajo i referohet edhe një lajmi se SHBA ka dhënë 35 milionë dollarë për laboratorin në Wuhan. Kurse Fauci dhe zyrtarët amerikanë thonë se ky bashkëpunim është një praktikë normale në botë. Sipas tyre, nuk ka asnjë provë që virusi ka origjinë nga laboratori.

Shkencëtarja thotë se ajo ka punuar në laborator në vitin 1999 që të mësojë virusin Ebola se si të infektojë njerëzit pa i vrarë ata. “Ky virus nuk i infektonte njerëzit derisa ne e mësuam,” thotë ajo. Por NPR shkruan se Ebola infektonte njerëzit shumë më përpara vitit 1999, që në vitin 1976 madje.

E pyetur nëse vaksina për koronavirusin do sjellë përfitime prej miliarda dollarësh për pronarin, Mikovits thotë se vaksina do të vrasë miliona. “Nuk ka një vaksinë aktualisht që funksionon për një virus RNA”, thotë ajo. Por ScienceMag shkruan se në fakt vaksinat jo vetëm që nuk kanë vrarë miliona, por kanë shpëtuar miliona. Madje ka plot vaksina që funksionojnë kundër viruseve RNA.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...